Të vërtetat e pakandshme që kfjellin!

Të vërtetat e pakandshme që kfjellin!

Nji ese për librin kujtesë “Faji i ëndrrës” nga Pal Shtufi. Botoi “Artini”, Prishtinë 2025. Faqe 322. Nga Halil Matoshi Pal Shtufi shkruen saktë e me disciplinë, tue kërku thelbin e gjânave, tue ia nënshtru debatit, postulatet autentike të tina. 1.Libri “Faji i ëndrrës” i Pal Shtufit âsht nji udhëtim në malin e mosmarrveshjeve, tue u ballafaqu me ndërgjegjen vetanake dhe etosin e nji shoqnie të mbyllun e t’pa liri, siç ishte shoqnia kosovare në vjetët ’80a e ’90a.Shtufi nxjerr nga përvoja e tina aksiomat ma t’fella për nji mësim themeltar kartezian: dysho në çdo gjâ! 2.Kujtimet si vepër jo-fiktive, ndryshe nga autobiografia, përqendrohen në një periudhë specifike në jetën së nji personi në ballafaqim me tjerët, shoqnoren, fetaren, ideologjiken…Pal Shtufi âsht nji karakter i...