Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ndryshme në Bashkinë e Durrësit/ U kritikuan nga Rama, Emirjana Sako pranon zyrtarisht dorëheqjet e pesë administratorëve
Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka pranuar zyrtarisht dorëheqjet e 5 administratorëve të njësive administrative të Sukthit, Manzës, Katundit të Ri, Ishmit dhe Rrashbullit dhe ka nisur emërimet e tyre me emra të rinj. Administratorët e patën dhënë dorëheqjen që në korrik pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama, por Sako i pati lënë në dispozicion. Korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi raporton se u është pranuar dorëheqja Kadri Gjylit në Ishëm, Edlir Cërrit në Sukth, Eltion Prenit në Katund të Ri, Albert Bukaçit të Rrashbullit dhe Muharrem Sulës në Manëz. Mësohet se deri tani janë emëruar 4 prej administratorëve të rinj, po ende jo ai i Sukthit. Sipas informacioneve të deritanishme, mësohet se Emirian Bafti, është emëruar administratori i ri i Ishmit. Redi...