Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Belinda Ballukut i shtohen telashet, SPAK tjetër hetim për korrupsion për aferën e parqeve fotovoltaike, gazetarët…
Rigels Seliman Zv/kryeministres, njëherësh ministres së Transporteve dhe Energjisë, Belinda Balluku i janë hapur telashe të reja me drejtësinë. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar dje përgjigjen e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas kërkesës së tij për informacion mbi ecurinë e hetimeve për kallëzimin për parkun fotovoltaik në Digën e Zadejës, çështje për të cilën akuzon zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Në përgjigjen kthyer Bardhit, SPAK thekson se procedimi penal është regjistruar dhe hetimet lidhur me këtë denoncim po vazhdojnë ende. Bardhi thekson se ky procedim është i katërti në radhë që regjistrohet për Ballukun, krahas procedimeve penale për tunelin e Llogarasë, shitblerjen e energjisë nga KESH sh.a. dhe dy “tigrat” e Vlorës. “Impianti fotovoltatik në...