Atentati ndaj vëllezërve në Roskovec, Prokuroria çon në Gjykatë dosjen e Altin Kukës dhe 6 të tjerëve

Atentati ndaj vëllezërve në Roskovec, Prokuroria çon në Gjykatë dosjen e Altin Kukës dhe 6 të tjerëve

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet për vrasjen e vëllezërve Gramos dhe Lavdimir Kurtaj, të cilët u ekzekutuan me automatik në një lokal nga Altin Kuka. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 14:00 të 10 shtatorit 2024 para një lokali të vogël në pronësi të familjes Kurtaj, shumë pranë banesave të viktimave. Organi i akuzës informon se nga hetimet ka rezultuar se Altin Kukaj 50 vjeç, Ervis Kukaj, 22 vjeç dhe Emauris Kukaj 19 vjeç (babai dhe 2 djemtë e tij) në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vrasjen Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj. Dinamika e vrasjes Sipas Prokurorisë, pak para krimit Ervis Kukaj ka patur një konflikt fizik me djemtë e Gramoz Kurtaj, si dhe ka qëlluar me pistoletë kundrejt tyre dhe viktimës. Pas komunikimit telefonik, dy të vëllezërit...