Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
SPAK lëshon disa urdhër-arreste, forcat RENEA zbarkojnë në zonën e Myslym Shyrit
Forcat RENEA kanë zbarkuar në zonën e Myslym Shyrit, por jo vetëm. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se ky aksion është i shpërndarë në të gjithë Tiranën. RENEA ka zbarkuar pas lëshimit të disa urdhër-arresteve nga SPAK. Mësohet se dyshohet që aksioni është pjesë e zbardhjes së një ngjarje kriminale. Policia ka qenë edhe gjatë natës në qytetin e Lezhës, por ende nuk dihen arsyet e sakta.