Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Një përgjigje për nënkryetaren e Bashkisë Elbasan, kandidate për deputete Aulona Bylykbashi
                            Mbrëmë në emisionin “Top Story” të Grida Dumës, kur gazetarja Juli Xhokaxhi e pyeti kandidaten Bylykbashi nëse punon incerenatori i Elbasanit, përgjigja e saj ishte tepër e guximshme dhe arrogante: “Patjetër që punon. Ai nuk është një incerenator, është një impiant dhe në termat e impiantit ka shumë procese përpunimi dhe të gjitha bashkitë e qarkut vazhdojnë të depozitojnë mbetjet në atë impiant”. Pra nuk qenka incerenator (djegës), sipas saj, por impiant (makineri). Nëse opinionin publik e gënjeu dhe e mashtroi me këtë përgjigje, elbasanllinjtë i shpërfilli fare dhe i injoroi, pasi ndryshe nga të ftuarit në studio dhe teleshikuesit, ata e shohin me sy malin e plehrave, e shohin flakën korrupsionit të plehrave që digjen në natyrë, ia dëgjojnë erën dhe vuajnë pasojat fatale...