Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump vendos tarifë 100% për disa ilaçe të importuara që nga 1 tetori
Presidenti Donald Trump njoftoi të enjten se ilaçet e njohura me emër tregtar ose ato që mbrohen nga patentat do të përballen me një tarifë 100% duke filluar nga 1 tetori, përveç rasteve kur kompania farmaceutike është duke ndërtuar një fabrikë prodhimi në Shtetet e Bashkuara. Prej muajsh, Trump ka paralajmëruar tarifat për importet farmaceutike, të cilat ishin përjashtuar gjatë mandatit të tij të parë. Ai i sheh tarifat si një mënyrë për të ushtruar presion mbi prodhuesit e ilaçeve që të rrisin prodhimin në SHBA dhe të forcojnë zinxhirin e furnizimit për ilaçet esenciale. Trump gjithashtu e ka paraqitur këtë lëvizje si pjesë të zotimit të tij për uljen e çmimeve të barnave, edhe pse ekspertët thonë se kjo nuk ka gjasa të ndodhë...