Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shitja e TikTok në SHBA/ Trump jep dritën jeshile, por marrëveshja mbetet pezull
Me një urdhër ekzekutiv të nënshkruar të enjten, Presidenti Trump i hapi rrugë një marrëveshjeje që parashikon shitjen e TikTok në SHBA te disa kompani dhe investitorë amerikanë. Ky urdhër është një hap i rëndësishëm procedurial drejt përfundimit të marrëveshjes, por ajo ende nuk është mbyllur. Edhe pse zyrtarët amerikanë dhe ata kinezë kanë sinjalizuar dakordësi për kornizën e marrëveshjes, ajo pritet të kërkojë ende miratime rregullatore nga të dy vendet. Lista e plotë e investitorëve që marrin pjesë në marrëveshje nuk është bërë ende publike. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Trump tha se udhëheqësi kinez Xi Jinping i kishte dhënë miratimin për marrëveshjen dhe se ai ishte i sigurt që ajo do të përfundonte. “Pata një bisedë shumë të mirë me Presidentin Xi,” tha Trump,...