Trump përshkallëzon hakmarrjen politike/ Paditet ish-drejtori i FBI-së James Comey, rrezikon 5 vjet burg

Trump përshkallëzon hakmarrjen politike/ Paditet ish-drejtori i FBI-së James Comey, rrezikon 5 vjet burg

Departamenti i Drejtësisë ngriti të enjten një padi ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, James Comey, për dy akuza që lidhen me dëshminë e tij para Kongresit.  Comey, i cili prej kohësh është kritikuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, akuzohet se ka gënjyer Kongresin gjatë dëshmisë së tij në shtator 2020 lidhur me faktin nëse ai kishte autorizuar rrjedhjen e informacionit të klasifikuar në media..  Duke iu përgjigjur aktakuzës, zoti Comey e deklaroi veten të pafajshëm dhe tha se kishte besim te drejtësia.  “Nuk kam frikë. Jam i pafajshëm. Kam besim në sistemin federal të drejtësisë”.  Padia vjen disa ditë pasi Trump i bëri thirrje zyrtarit më të lartë të zbatimit të ligjit në vend, Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi, që të hetojë më agresivisht kundërshtarët e tij politikë, përfshirë zotin Comey.  Trump kërkoi ta ndiqte...