Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
E Premtja me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu në orët pas mesditës
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat pritet të jenë deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët do të ketë në orët e mesditës dhe pasdites në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të jetë me drejtim juglindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era do të fitojë shpejtësi deri në 9 m/s. Valëzimi i detit do të jetë i forcës 1–2 ballë.