Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Berisha nuk do zgjedhje në Tiranë”/ Analisti: E di që i ka të humbura, prandaj nuk ka kandidat
TIRANË- Qeveria vendosi shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave që miratoi propozimin e mbërritur nga Këshilli Bashkiak. Tashmë i hapet rruga zgjedhjeve të reja për kreun e bashkisë. Socialistët kanë ndezur motorët e fushatës, në krye të së cilës do të jetë zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Partia Socialiste do të kandidojë me Ogerta Manastirliun. Kurse Sali Berisha nuk ka ende një kandidat për Tiranën dhe nuk është gati për këtë garë të rëndësishme, por vazhdon të bëjë avokatin e Veliajt. Analisti i njohur Ergys Mërtiri, u shpreh se kryetari i Partisë Demokratike është gati të mbrojë cilindo person, i cili ka probleme me SPAK. Sipas tij, Sali Berisha “luftën” kryesore e ka me drejtësinë dhe në këto rrethana kërkon të shtojë aleatë, të cilët preken drejtpërdrejt...