Kalaja shpall kandidaturën për Tiranën: S’ia kam kërkuar Berishës, por..

Kalaja shpall kandidaturën për Tiranën: S’ia kam kërkuar Berishës, por..

Adriana Kalaja, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar publikisht gatishmërinë për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, nëse opozita do të vendosë të mbështesë emrin e saj.  Kalaja sqaroi se nuk i ka kërkuar personalisht Sali Berishës që të jetë kandidate, por ka komunikuar me të dhe ai i ka thënë se kandidatura e saj do të merret në konsideratë në diskutimet për përzgjedhjen e kandidatit të opozitës.  Ajo shtoi se e konsideron këtë një detyrim përballë qytetarëve të Tiranës dhe vlerësoi se opozita duhet të vijë me figura që përfaqësojnë integritet dhe angazhim qytetar.  Ia kam konfirmuar doktorit, nuk i kam thënë dua të kandidoj, por nëse PD dhe koalicioni, opozita, ka nevojë për emrin tim dhe kontributin tim, jam e gatshme të kandidoj. Kjo nuk është...