Hendeku i shifrave mes Kosovës dhe Shqipërisë zbulon rritjen artificiale të eksporteve

Hendeku i shifrave mes Kosovës dhe Shqipërisë zbulon rritjen artificiale të eksporteve

Nga janari në korrik 2025, të dhënat mbi tregtinë dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës shfaqën diferenca të pazakonta.Psh, në korrik, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) raportoi se importet nga Shqipëria arritën vetëm 24 milionë euro, ndërsa sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) eksportet shqiptare drejt Kosovës për të njëjtën periudhë u regjistruan në 6,4 miliardë lekë, ose rreth 64 milionë euro. Pra, për të njëjtën kategori mallrash, raportimi i Kosovës është 62 % më i ulët se ai i Shqipërisë.Ky hendek nuk është i rastësishëm. Ai u thellua që nga janari i këtij viti, kur INSTAT filloi të përfshinte si “eksporte” edhe mallrat që thjesht kalojnë tranzit nëpër Shqipëri për t’u dërguar, por që përfundimisht hyjnë në Kosovë. Ky ri-klasifikim e rriti dukshëm...