Horror në Argjentinë! 3 vajza bien pre e kartelit të drogës, torturohen dhe vriten ‘live’ në Tik-Tok

Horror në Argjentinë! 3 vajza bien pre e kartelit të drogës, torturohen dhe vriten ‘live’ në Tik-Tok

viktimat ARGJENTINË-Një përdhunim, torturë dhe vrasje e tmerrshme e tre vajzave u transmetua drejtpërdrejt në TikTok në Argjentinë. Një nga viktimat, Lara Gutierrez, ishte vetëm 15 vjeç. Dy të tjerat janë identifikuar si Brenda del Castillo, 20 vjeç, dhe Morena Verdi, 21 vjeç. Ministri i Sigurisë së Buenos Airesit, Javier Alonso, ka konfirmuar se trupat e pajetë të Brenda del Castillo, Morena Verdi dhe Lara Gutiérrez, të cilat ishin raportuar të zhdukura të premten, janë gjetur të groposura në oborrin e një shtëpie në një zonë periferike të kryeqytetit, raportojnë mediat e huaja. Vajzat u akuzuan për vjedhje kokaine nga një bandë droge. Policia beson se ato u joshën si të ftuara për një “festë' dhe shkuan në një shtëpi në periferi të Buenos Aires, kryeqytetit të Argjentinës, rreth...