Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Shkarkimi i Veliajt, Bozdo: Sukses dhe fitore e merituar e PD falë protestave
Deputeti i PD, Eno Bozdo thotë se shkarkimi dhe arrestimi i Erion Veliajt ishte një sukses dhe një fitore e merituar e PD falë protestave para bashkisë së Tiranës. ”Ishte besoj unë një sukses, pse jo fitore e merituar e PD e cila nëpërmjet lidershipit të saj politik për Tiranën, Belind Këlliçit, Ilda Zhulalit, Dorian Telitit, Ilir Alimehmetit e sa e sa të tjerë për 44 javë rresht sollën përpara opinionit publik me anë të protestave të tyre një skemë e jashtëzakonshme të mashtrimit dhe korrupsionit, mega-aferë korrupsioni me paratë publike. Unë mendoj se po të mos ishte kjo qëndresë, kjo çështje ndoshta do ishte përfunduar si shumë e shumë çështje të tjera që përfundojnë në sirtarët e SPAK-ut”.