Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Trump i kërkoi NATO-s të rrëzojë avionët rus, Moska: Nëse ndodh nis lufta
FOTO ILUSTRUESE RUSI-Teksa avionë ushtarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të Estonisë, incidenti u diskutua edhe në OKB edhe gjatë takimit të Donald Trump me Zelenskyyn. Trump u bëri thirrje vendeve të NATO-s që të rrëzojnë avionët rusë të cilët hyjnë në hapësirën ajrore. Nga ana tjetër, ambasadori i Rusisë në Francë, Alexey Meshkov, ka paralajmëruar Perëndimin që rrëzimi i një avioni rus, do të ishte shpallje lufte. “Çdo rrëzim i një avioni rus nga NATO në hapësirën e saj ajrore do të shkaktonte një luftë”, ka thënë ai. Ndërkohë avionë ushtarakë të NATO-s dhe SHBA u mobilizuan menjëherë pasi avionë rusë fluturuan pranë kufirit të Danimarkës si dhe pranë Alaskës. Moska ka mohuar akuzat, duke i cilësuar si të pabazuara dhe pjesë të një fushate kundër saj....