Furgoni përplaset me makinën e pastrimit të mbetjeve, humb jetën punonjësi

Furgoni përplaset me makinën e pastrimit të mbetjeve, humb jetën punonjësi

PAMJE NGA AKSIDENTI PEQIN-Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Përparim të Peqinit. Raportohet se një furgon është përplasur me makinën e pastrimit, duke shkaktuar vdekjen e punonjësit, B.D. Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.