Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Video virale e dh*nës me Elian, princ Leka thyen heshtjen: Nuk kam pasur miq në ato momente
Showbiz E Enjte, 25 Shtator 2025 20:59 Në mars të 2024 në pallatin mbretëror u shënua një nga ngjarjet më të forta mes princ Lekës, Elia Zaharisë dhe ku u përfshi edhe babai i saj. Sonte në ”Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, për herë të parë princ Leka ka treguar variantin e tij. Ai ka treguar se divorci me Elian ka qenë shumë i vështirë. Teksa është ndaluar tek dhuna, Princ Leka thotë se ai nuk ka dhunuar askënd, edhe pse Gjykata e dënoi, por dënimi u konvertua me shërbim prove. Po ashtu Leka nënvizon se institucionet nuk kanë marrë pamje nga kamerat e sigurisë në Pallat dhe është analizuar vetëm video virale.