Kishin një rrjet shtëpish bari, prodhonin e shisnin…/ Gjykata angleze, 40 vite burg 7 shqiptarëve

Kishin një rrjet shtëpish bari, prodhonin e shisnin…/ Gjykata angleze, 40 vite burg 7 shqiptarëve

Një rrjet i mirëorganizuar i shpërndarjes dhe prodhimit të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar, i udhëhequr nga shtetas shqiptarë, është goditur nga autoritetet britanike.  Shtatë persona janë dënuar me një total prej gati 40 vitesh burg, pas një hetimi të gjatë të kryer nga Policia e West Midlands dhe Njësia Rajonale për Krimin e Organizuar.  Hetimi, i cili nisi në maj të vitit 2022, zbuloi një strukturë kriminale që prodhonte dhe shpërndante kanabis në shkallë të gjerë në të gjithë Britaninë.  Emrat dhe dënimet e të dënuarve:  Erikson Kararaj, 34 vjeç, nga Birmingham – 8 vite burg  Arben Sinjari, 48 vjeç, nga Birmingham – 7 vite burg  Islam Toro, 31 vjeç, nga Tipton – 5 vite e 8 muaj burg  Klajdi Zyka, 28 vjeç, nga Darlaston – 5 vite burg  Qemal Sakaj, 29 vjeç, nga Birmingham – 4 vite e 6 muaj burg  Avdulla Delbashi, 31...