Lushnja në alarm/ Skema piramidale “XEUX” zhvatte banorët, ekspertët paralajmërojnë: Kanë  mbështetje politike

Lushnja në alarm/ Skema piramidale “XEUX” zhvatte banorët, ekspertët paralajmërojnë: Kanë mbështetje politike

Në 28 gusht 2025, në Bulevardin e Palmave në qytetin e Lushnjes, në restorantin “La Bonta” do të uleshin për kafe disa persona. Duke hyrë në bisedë me një nga kamarierët e restorantit, këta persona kërkuan të ishin pjesë e skemave “Xuex” duke investuar në këto platforma. Por ajo që nuk dinte kamarieri ishte fakti se këta “klientë” ishin agjentë të Policisë së Shtetit me detyrë zbulimin e grupit që merrej me mashtrimin e qytetarëve. Rekrutimi nuk ishte i fshehtë, përkundrazi, bëhej hapur, në tavolina ku investitorët e rinj bindeshin të hapnin llogari në aplikacionin Binance imitime dhe të futeshin në grupe të mbyllura Telegrami. Në 14 shtator 2025, Policia dhe Prokuroria e Fierit do të finalizonin operacionin “Xuex” duke goditur skemat piramidale online me...