Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
PS me Manastirliun në fushatë për Tiranën, Mërtiri: Shpresat e PD-së janë pothuajse zero
Analisti Ergys Mërtiri tha se fundi i Erion Veliajt ka ardhur që ditën që u arrestua, jo kur u shkarkua nga posti si kryebashkiak. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, Mërtiri nënvizoi se në kampin socialist nuk sheh asnjë kandidaturë të duhur, pasi sipas tij, kryebashkiakët vazhdojnë projektet e Ramës, jo të tyret. Sipas analistit, Partia Demokratike ka zero shanse të ngrihet dhe të bëjë një përmbysje në garën për bashkinë e Tiranës. INTERVISTA E PLOTË: Si e shikoni ju shkarkimin e sotëm nga qeveria të Erion Veliajt? A mund të quhet ky moment fundi politik i kryebashkiakut? Mërtiri: Nuk e shoh kështu. Mendoj se fundi politik i kryebashkiakut ka ardhur në momentin që u arrestua....