“Afera 8 mln euro e Ballukut zyrtarisht nën hetim”/ Bardhi publikon shkresën e SPAK (DOKUMENTI)

“Afera 8 mln euro e Ballukut zyrtarisht nën hetim”/ Bardhi publikon shkresën e SPAK (DOKUMENTI)

Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka publikuar shkresën e SPAK, sipas së cilës, impianti fotovoltatik në Digën e Zadejës me vlerë 8 milionë euro është një aferë korruptive për të cilën ai shkruan se ka bërë kallëzim penal dhe SPAK dhe ka regjistruar zyrtarisht procedimin penal nr. 226/2024. “Ky procedim është i katërti në rradhë që regjistrohet për Belinda Ballukun, krahas procedimeve penale për tunelin e Llogarasë, shitblerjen e energjisë nga KESH sh.a. dhe dy “tigrat” e Vlorës”, shkruan Bardhi. “Pas Erion Veliajt, tashmë i shkarkuar nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë, i arrestuar dhe i pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash, Edi Rama ia ka besuar drejtimin politik të Tiranës një tjetër simboli të korrupsionit të lartë,...