A duhet ta lani orizin përpara gatimit, mësoni të vërtetën

A duhet ta lani orizin përpara gatimit, mësoni të vërtetën

Vite më parë, amvisat shqiptare e kishin zakon të shpëlanin orizin me ujë të ftohtë përpara gatimit të tij. Me hapjen e tregjeve dhe futjen në to të produkteve të larmishme, por edhe me angazhimet në rritje, shumë amvisa nisën të hiqnin dorë nga kjo praktikë. Ka amvisa që besojnë se larja e orizit është tashmë krejt e panevojshme dhe nuk ka asnjë ndikim në gatimin përfundimtar të tij. Kjo sipas ekspertëve është e gabuar. A Ia Vlen Barra Qeranë Të Lahet Orizi Përpara Gatimit? Sipas ekspertëve, të cilit i referohet AgroWeb.org larja e orizit bën një ndryshim madhor, sidomos kur vjen puna tek orizi kokërr gjatë. Shpëlarja largon papastërtitë e akumuluara në pako dhe mbi të gjitha eliminon niseshten që vesh sipërfaqen e kokrrës...