Funksionari i Departamentit të Drejtësisë shtyn prokurorët të hetojnë fondacionin e George Sorosit

Funksionari i Departamentit të Drejtësisë shtyn prokurorët të hetojnë fondacionin e George Sorosit

Direktiva sugjeron se drejtuesit e departamentit po zbatojnë urdhrat e presidentit, një shkëputje e madhe nga praktikat eshkuara që synonte të mbronte agjencinë nga ndërhyrjet politike. Nga Devlin Barrett - NYT/ Një funksionar i lartë i Departamentit të Drejtësisë u ka kërkuar më shumë se gjashtë prokurorive të hartojnë plane për të hetuar një grup të financuar nga George Sorosi, miliarderi dhe donatori demokrat që presidenti Trump ka kërkuar disa herë të futet në burg. Direktiva e funksionarit, një kopje e të cilit është parë nga The New York Times, sugjeron se drejtuesit e departamentit po zbatojnë urdhrat e presidentit që persona ose grupe të caktuara të jenë objekt hetimesh penale, një shkëputje e madhe nga praktikat e mëparshme, të menduara për të mbrojtur Departamentin e Drejtësisë nga ndikimet politike. Ky hap është shembulli më i fundit i veprimeve të Departamentit të Drejtësisë kundër armiqve...