Nga shkarkimi i Veliajt te emërimi i ish-deputetes së LSI zv/ministre të Brendshme, publikohen vendimet e Qeverisë

Nga shkarkimi i Veliajt te emërimi i ish-deputetes së LSI zv/ministre të Brendshme, publikohen vendimet e Qeverisë

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave janë miratuar disa vendime të rëndësishme që sjellin ndryshime në përbërjen e institucioneve qendrore dhe vendore. Vendimet përfshijnë emërime të reja në postet e zëvendësministrave, lirime nga detyra dhe shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës. Emërime të reja në qeveri: Edona Bilali është emëruar Zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.     Silva Caka është emëruar Zëvendësministre e Punëve të Brendshme. Eugena Tomini ëshë emëruar Zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Lirime nga detyra: Andi Mahila, Zëvendësministër i Punëve të Brendshme, është liruar nga kjo detyrë. Mira Kapisyzi, Zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, është liruar gjithashtu nga detyra. Një nga vendimet është edhe ai për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e Kryetarit...