Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Programi 28 miliardë dollarësh i drekave falas në Indonezi, 1,000 fëmijë të helmuar vetëm këtë javë
Më shumë se 1,000 fëmijë janë helmuar këtë javë në Indonezi si pasojë e ushqimit të ofruar në kuadër të programit të drekës falas në shkolla, një nismë e Presidentit Prabowo Subianto. Autoritetet kanë raportuar se vetëm mes të hënës dhe të mërkurës janë regjistruar 1.074 raste helmimi, sipas Qendrës Shëndetësore të Komunitetit Cipongkor në provincën Java Perëndimore. Ky është incidenti më i fundit në një seri shpërthimesh helmimi që kanë përfshirë më herët mbi 800 nxënës, me simptoma që përfshijnë dhimbje stomaku, marramendje dhe të përziera. Programi, i cili synon të ofrojë dreka falas për 80 milionë nxënës në të gjithë vendin, ka një buxhet prej 28 miliardë dollarësh dhe është ndër më të kushtueshmit në botë, program i promovuar si një mjet për...