Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
SHBA-ja në alarm, katër avionë ushtarakë pikasen në hapësirën ajrore të Alaskësn
Avionë luftarakë amerikanë u ngritën në ajër të mërkurën për të identifikuar dhe monitoruar katër avionë ushtarakë rusë që fluturonin pranë Alaskës. Komanda e Mbrojtjes Hapësinore e Amerikës së Veriut (NORAD) njoftoi se dy bombardues strategjikë me rreze të gjatë veprimi Tu-95 dhe dy avionë luftarakë Su-35 ishin futur brenda Zonës së Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Alaskës (ADAZ) — një hapësirë ajrore ndërkombëtare afër hapësirës ajrore sovrane të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. Për t’u përgjigjur, NORAD dërgoi në zonë një avion radar dhe kontrolli E-3, së bashku me katër avionë luftarakë F-16 dhe katër avionë tankerë KC-135, me qëllim “identifikimin dhe kapjen pozitive” të avionëve rusë. NORAD theksoi se aktiviteti i avionëve rusë në ADAZ është i shpeshtë dhe nuk shihet si kërcënim...