Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Sllovenia shpall ‘non grata’ Kryeministrin Netanyahu
SLLOVENI-Sllovenia e ka shpallur kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu person 'non grata', duke i ndaluar hyrjen në vend. Vendimi synon t'i dërgojë "një mesazh të qartë qeverisë izraelite: Sllovenia pret respekt të vazhdueshëm për vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare", raportojnë mediat e huaja. Sekretarja e Shtetit për Punët e Jashtme Neva Grasic kujtoi se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur që politikat e Izraelit shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe se një komision hetimor i OKB-së i quajti veprimet e Izraelit në Gaza "gjenocid" në raportin e tij të 16 shtatorit 2025. Qeveria theksoi se masa nuk i drejtohet popullit izraelit, por synon të forcojë mbështetjen politike dhe diplomatike për zgjidhjen me dy shtete./ZËRI