Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tragjike/ Po kthehej nga shkolla, përplaset për vdekje fëmija 11-vjeçar
Një 11-vjeçar nga Greqia ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi u përplas nga një automjet ndërsa po kthehej në shtëpi nga shkolla. Ngjarja ndodhi në një nga rrugët qendrore të qytetit të Igumenicës, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e këmbësorëve, veçanërisht të fëmijëve në zonat pranë institucioneve arsimore. Sipas mediave të huaja, 11-vjeçari u përpoq të kalonte rrugën, por u godit nga një automjet që po kalonte në atë moment. Përplasja ishte e fuqishme dhe shkaktoi plagë të rënda te fëmija.Menjëherë pas aksidentit, ai u dërgua në Urgjencën e Igumenicës ku mori ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes të rënduar, ai u transferua në Spitalin e Filiates, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetoj plagëve të marra. Autoritet kanë nisur menjëherë hetimet...