Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici për pafajësi. Gjici kërkoi prishje të vendimit të Apelit të Posaçëm të datës 24 qershor të vitit të kaluar dhe shpalljen e tij të pafajshëm për veprën penale ”shpërdorim detyre” dhe ”korrupsion pasiv”. Ai u dënua nga Shkalla e Dytë e gjyqësorit me 4 vite e 6 muaj burg për aferën seksuale brenda zyrës së Bashkisë Kukës me Alma Kaçin. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje të dënimi me 3 vite. Kaçi u dënua me 1 vit e 6 muaj për ”korrupsion aktiv”. Në 19 maj të këtij viti, Safet Gjici u lirua nga qelia për shkak të problemeve shëndetësore, teksa ai po kryen dënimin e mbetur prej 6 muajsh...