Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Kush do të jetë pasardhësi i Dumanit në SPAK? Amerikanët zbarkojnë, VanHorn takim me kryetaren e KLP-së
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdani, ku në fokus të diskutimit ka qenë zgjedhjet e kreut të ri të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit. Takimi vjen në një kohë kur asnjë prej kandidaturave të përfolura për të marrë drejtimin e SPAK, ende nuk e ka dorëzuar kandidaturën. Në një postim në rrjetet sociale, ambasada amerikane në Tiranë thekson se integriteti i procesit për zgjedhjen e kreut të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona.” “E Ngarkuara me Punë...