Osmani takohet me Kaja Kallas, Presidentja kërkon që BE të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës

Osmani takohet me Kaja Kallas, Presidentja kërkon që BE të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me kryediplomaten europiane Kaja Kallas, pas zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe rajon. Osmani dhe Kallas biseduan në Nju Jork, ku presidentja tha se i kërkoi shefes së Politikës së Jashtme Europiane që BE-ja t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës. “Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore. Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të cilat po dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim”, tha Osmani. Gjatë qëndrimit në Nju Jork Osmani u takua edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit Marko Rubio./vizionplus.tv