Rusia mohon përfshirjen në incidentet me dronë në Danimarke, ambasadori rus në Oslo: Akuza qesharake dhe të pabaza

Rusia mohon përfshirjen në incidentet me dronë në Danimarke, ambasadori rus në Oslo: Akuza qesharake dhe të pabaza

Moska i ka hedhur poshtë si “qesharake” spekulimet në lidhje me përfshirjen ruse në incidentet e fundit me dronë në Danimarkë, tha të martën ambasada ruse në Kopenhagen. Në një deklaratë në Telegram, ambasada i përshkroi ndërprerjet e raportuara në aeroportet daneze si një “provokim të inskenuar”, duke thënë se ato po përdoreshin si pretekst për të përshkallëzuar tensionet. Dronë me origjinë të panjohur fluturuan mbi një aeroport civil dhe ushtarak në Danimarkë për natën e dytë radhazi këtë javë, teksa ministri i Mbrojtjes vlerësoi se tani ekziston një “kërcënim sistematik” i shkaktuar nga një “lojtar profesional”. Aeroportet kryesore të prekura Kujtohet se për shkak të ndërprerjeve, Aeroporti i Aalborgut, i vendosur në Danimarkën veriore dhe një nga më të mëdhenjtë në vend, pasi përdoret...