Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Dron i huaj pranë aeroportit të Oslos, policia norvegjeze e konfiskon! Vijojnë hetimet nëse ka lidhje me Rusinë
Policia norvegjeze ka sekuestruar një dron që po fluturohej ilegalisht pranë aeroportit ndërkombëtar të Oslos mbrëmjen e së martës, më 24 shtator. Droni po manovrohej nga një shtetas i huaj, rreth 50 vjeç, në një zonë të ndaluar për fluturime ajrore. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, kur policia u njoftua për praninë e një droni në zonën e ndaluar të aeroportit Gardermoen. Oficerët ndërhynë menjëherë në vendngjarje, e bënë dronin të ulej dhe e sekuestruan atë. Shefja e sektorit të ndjekjeve penale në policinë rajonale, Lisa Marie Locke, tha për mediat se personi nuk është arrestuar, por është shoqëruar për sqarime. Ajo nuk ka bërë të ditur kombësinë e tij. Autoritetet theksuan se incidenti nuk ka ndikuar në trafikun ajror, por ndodh në një kohë...