Ish kryebashkiaku i Kukësit kërkoi pafajësi, Gjykatën e Lartë i rrëzon rekursin Safet Gjicit

Ish kryebashkiaku i Kukësit kërkoi pafajësi, Gjykatën e Lartë i rrëzon rekursin Safet Gjicit

Gjykata e Lartë  ka rrëzuar rekursin e ish kryebashkiakut të  Kukësit, Safet Gjici për pafajësi. Gjici kërkoi prishje të  vendimit të  Apelit të  Posaçëm, të  datës 24 qershor të vitit të kaluar dhe shpalljen e tij të pafajshëm për veprën penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”. Gjici u dënua nga shkalla e dytë e gjyqësorit me 4 vite e 6 muaj burg për aferën seksuale brenda zyrës së  Bashkisë  Kukës me Alma Kaçin. Për shkak të  gjykimit të  shkurtuar ai përfitoi ulje të  dënimi me 3 vite, ndërsa Kaçi u dënua me 1 vit e 6 muaj për “korrupsion aktiv”. Më  19 maj të  kë tij viti, Safet Gjici u lirua nga qelia për shkak të  problemeve shëndetësore, teksa ai po kryen dënimin e mbetur prej 8 muajsh...