Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Lubi Tunelin e garantoj se fatin e Veliajt do të kesh”/ Berisha: Njeri që s’njeh asnjë standard
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se nuk ka hajdute më të madhe se zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe gjithashtu shkelëse e madhe e ligjit dhe rregullave. I pyetur nga gazetarët, ai shpjegoi se historia e shtetit shqiptar, përfshi edhe vitet e perandorisë, nuk ka pasur kurrë një hajdute si ajo, duke shtuar se nuk donte ta “prishte gojën me të” pasi ishte dhe grua. “Të flasësh për Lubi tunelin. Lubi tuneli, e garantoj lubi tunelin se fatin e Erionit do të ketë. Ngrehina e tyre po rrokulliset dhe do rrokulliset. Ajo përbën një njeri që nuk njeh asnjë standard, ligj apo rregull. Ajo përfaqëson natyrisht, e kam pak vështirë se është edhe grua dhe nuk dua të flas gjëra që s’më shkojnë mua,...