Lëvizje ‘surprizë’ në qeverinë ‘Rama 4’/ Kryeministri emëron 3 zv.ministre të reja, ish-deputetja e Metës…

Lëvizje ‘surprizë’ në qeverinë ‘Rama 4’/ Kryeministri emëron 3 zv.ministre të reja, ish-deputetja e Metës…

Emërim surprizë në qeverinë Rama! Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme. Kjo është një lëvizje surprizë që vjen nga kabineti i ri qeveritar ‘Rama 4’. Aktualisht Caka ka qenë anëtare e këshillit bashkiak të Tiranës, nën siglën e Partisë së Lirisë, ndërsa pak ditë më parë kishte dhënë dhe dorëheqje. Gjithashtu mësohet se si zëvendësministre e Shëndetësisë është emëruar Eugena Tomini, e cila e ka mbajtur dhe më përpara këtë detyrë. Ndërkohë ish-deputetja e Partisë Socialiste, Edona Bilali është emëruar zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Kujtojmë se Caka ishte e para në listën e Partisë së Lirisë, si kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 majit. Pak kohë më parë, një tjetër lëvizje e bujshme ishte dhe ajo e Endrit Brahmllarit, i...