Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Pasi shkarkoi Veliajn, Rama i beson drejtimin e fushatës Belinda Ballukut për zgjedhjet në Tiranë
Belinda Balluku është e besuara e kryeministrit Edi Rama për drejtimin politik të Tiranës, në zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen pas shkarkimit të Erion Veliajt. Vendimi është marrë pas takimeve që zhvilloi dje kryeministri Edi Rama në kryeministri dhe në selinë e PS-së, ku ishin të pranishëm nënkryetarët aktualë të Bashkisë së Tiranës, deputetë të qarkut si dhe ministra të qeverisë. Mesditën e sotme, në mbledhjen e qeverisë pritet që të zyrtarizohet dhe shkarkimi i Veliajt, ndërsa Rama paralajmëroi një katarsis në Bashkinë më të rëndësishme të vendit. Në zgjedhjet parlamentare të Majit, Balluku ishte drejtuese politike e PS-së në qarkun e Fierit, ku arriti të merrte një rezultat historik prej 12 mandatesh. Sa i takon zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, Rama shprehu mbështetjen...