Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zaçaj: Drejtësia nuk matet me numrin e arrestimeve, por me respektimin e të drejtave
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, gjatë fjalës përshëndetëse në aktivitetin e mbështetur nga Këshilli i Evropës theksoi rëndësinë e balancës mes sigurisë dhe lirisë personale, duke e cilësuar atë themel të shtetit demokratik. Duke diskutuar mbi aktivitetin me temë “Rritja e kapaciteteve të gjyqësorit për zbatimin më të mirë të standardeve të së drejtës për liri dhe siguri në Shqipëri”, Zaçaj u shpreh se drejtësia nuk mund të ndëshkojë autorët e shkeljeve duke cenuar garancitë procedurale dhe të drejtat themelore të individit. “Fuqia e drejtësisë nuk qëndron te dënimi, por te legjitimiteti, dhe legjitimiteti lind nga respektimi i të drejtave edhe kur kjo është e vështirë, sidomos kur është e vështirë”, nënvizoi ajo, duke shtuar se shoqëria nuk ka nevojë për “drejtësi të shpejtë në...