Tronditëse/ Nëna mbajti trupin e vajzës së saj në frigorifer për 20 vjet

Tronditëse/ Nëna mbajti trupin e vajzës së saj në frigorifer për 20 vjet

Një grua 75-vjeçare në Japoni është arrestuar për mbajtjen e trupit të vajzës së saj në frigorifer për 20 vjet.  Të martën, gruaja shkoi në polici me një anëtar të familjes për të deklaruar se kishte mbajtur një trup në frigorifer dhe se “ishte vajza e saj” që kishte lindur në vitin 1975 , tha një zëdhënës i policisë japoneze për AFP.  Oficerët e policisë që shkuan në shtëpinë e saj, të vendosur në pjesën verilindore të Tokios, gjetën trupin e një gruaje, të mbështjellë, të veshur me një bluzë dhe të brendshme brenda frigoriferit.  Policia tha se “trupi ishte në një gjendje të avancuar dekompozimi” dhe se do të kryhej një ekzaminim mjeko-ligjor për të sqaruar shkakun e vdekjes.  Gruaja, e cila u arrestua me dyshimin për...