Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kapen me doza kanabisi me qëllim shitjen, arrestohen katër shtetas gjermanë në Shëngjin
Katër shtetas gjermanë janë arrestuar në Gjermani pasi janë kapur me doza kanabisi gati për shitje. Sipas policisë, droga u gjet pranë një automjeti të tipit ‘Dacia’, ndërsa mësohet se në pranga ranë shtetasit me iniciale L. H., 28 vjeç, L. S., 25 vjeç, S. H., 27 vjeç, dhe M. R., 23 vjeç, banues në Gjermani. Njoftimi: Posedonin lëndë narkotike kanabis, me qëllim shitjen në doza, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 4 shtetas gjermanë. Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike dhe automjeti që ata përdornin. Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Për...