BQE: Çmimet e ushqimeve rriten me një të tretën për familjet në Eurozonë që nga viti 2019

BQE: Çmimet e ushqimeve rriten me një të tretën për familjet në Eurozonë që nga viti 2019

Inflacioni i ushqimeve shumë më i lartë se për produktet e tjera, nxitur nga kostot më të larta të punës dhe çmimet globale të lëndëve të paraFamiljet në Eurozonë po shpenzojnë rreth 34% më shumë për ushqime krahasuar me gushtin e vitit 2019, sipas një analize të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), duke reflektuar një rritje më të madhe se ajo e përgjithshme e çmimeve të konsumit, e cila ishte 23% në të njëjtën periudhë.Sipas autorëve të analizës, Elena Bobeica, Gerrit Koester dhe Christiane Nickel, kjo ndarje e theksuar mes inflacionit të ushqimeve dhe inflacionit total është e “jashtëzakonshme dhe e qëndrueshme” që nga viti 2022, dhe përbën një faktor kyç në vlerësimin e politikës monetare të BQE-së.“Çmimet e ushqimeve kanë rëndësi disproporcionale në mënyrën se...