Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Shisnin drogë të ndarë në doza, vihen në pranga 4 shtetas gjermanë në Shëngjin
Në Shëngjin, katër shtetas gjermanë u arrestuan nga policia, pasi u kapën në flagrancë me lëndë narkotike kanabis, që dyshohet se e posedonin për ta shitur në doza. Operacioni u realizua nga Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve. Njoftimi i policisë: Shëngjin Posedonin lëndë narkotike kanabis, me qëllim shitjen në doza, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 4 shtetas gjermanë. Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike dhe automjeti që ata përdornin. Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Për këtë rast u arrestuan shtetasit gjermanë: L....