Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gjermania përgatitet për luftë, trajnime për të trajtuar 1 mijë të plagosur në ditë
Bota E Enjte, 25 Shtator 2025 13:58 Frika e një lufte Rusi-NATO po shtynë gjithmonë e më shumë vende të aleancës ta mendojnë seriozisht një skenar të tillë, e të nisin përgatitjet për të. Mediat në Berlin raportojnë se forcat e armatosura gjermane janë duke planifikuar se si të trajtojnë rreth 1,000 ushtarë të plagosur në ditë nëse shpërthen një konflikt i madh. Këto përgatitje po bëhen pas paralajmërimeve nga Aleanca, se Moska mund të jetë e aftë të nisë një sulm ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-s që në vitin 2029. Pavarësisht se Moska vetë vazhdon të insistojë se në luftë frontale me aleancën më të madhe ushtarake të globit nuk është në planet e saj, incidentet e fundit nga avionë luftarakë dhe dronët...