Burimi: 
								Sot.com.al
								
							 
                                
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Me tren nga Durrësi në Pogradec, ja çfarë ka planifikuar qeveria
                            Qeveria synon që brenda 4-vjeçarit të përfundojë korridorin VIII hekurudhor, një linjë nga Durrësi, në Pogradec. Ambicia është shprehur në programin qeverisës 2025 – 2029, ku ndër të tjera thuhet se do të garantohet ndërlidhja rajonale me projektet Durrës–Rrogozhinë dhe Rrogozhinë–Pogradec, 2 segmentet e këtij korridori. Duke përfshirë dhe hekurudhën Vorë – Hani i Hotit, që do të lidhë Shqipërinë me Malin e Zi, paketa e investimeve të parashikuar për projekte ndërkufitare shkon në mbi 800 mln euro, nga të cilat mbi 400 mln euro kërkohen pikërisht për linjën Durrës – Pogradec. Aktualisht është avancuar me gjetjen e financimit prej 120.5 mln euro, për segmentin Durrës – Rrogozhinë. Më konkretisht për këtë lot, që ka një gjatësi prej 33.5 km, pak javë më parë Këshilli...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   