Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zbulime të reja në Antigone, arkeologët: Kemi gjetur struktura dhe banesë
Në Gjirokastër u prezantuan rezultatet e fundit të ekspeditës arkeologjike italo-shqiptare në Antigone, qyteti antik i themeluar nga Pirro i Epirit. Aktiviteti, i organizuar nga Universiteti i Maceratës dhe Instituti i Arkeologjisë i Tiranës në bashkëpunim me DRTK Gjirokastër, mblodhi studiues, arkeologë dhe përfaqësues të diplomacisë italiane për të ndarë jo vetëm gjetjet e reja, por edhe vizionin për zhvillimin e territorit. Gjatë këtij sezoni dolën në dritë struktura që duket se i paraprijnë themelimit të qytetit, ndërkohë që të dhënat e reja dëshmojnë se Antigonea ka jetuar përtej vitit 168 p.e.s., më gjatë nga sa ishte menduar. Në zonën e Agorasë janë zbuluar elemente të hershme, ndërsa në sektorin e banesave një shtëpi e plotë me arkitekturën e saj ka sjellë gjetje të shumta...