Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Tarifa të reja deri në 171 mijë lekë/ditë për shfaqje apo ekspozita në kala dhe muze kombëtarë
Janë vendosur tarifat e reja për përdorimin e pasurive kulturore, përfshirë kalatë, muzetë kombëtare dhe parqet për mbajtjen e aktiviteteve jofitimprurëse dhe fitimprurëse.Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit kanë miratuar një udhëzim të përbashkët, që përcakton çmimet për aktivitete të ndryshme në kala, muze dhe objekte të tjera me vlerë historike e kulturore.Sipas udhëzimit “Për përcaktimin e tarifave të përdorimit të pasurive kulturore në administrim të ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore i cili hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, janë përcaktuar tarifat për aktivitete jofitimprurëse dhe fitimprurëse. Për aktivitete jofitimprurëse që përfshijë vizita të jashtëzakonshme, mbajtje eventesh, konferencash apo shfaqje pa shitje biletash që do të zhvillohen në monumentet e kulturës si kalatë apo muzetë kryesore të vendit tarifat...