Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Rrëmbeu 19-vjeçarin në Sarandë, arrestohet
33-vjeçari Geraldo Obzova është arrestuar në Sarandë pas dyshimeve se ka marrë me forcë një 19-vjeçar, në automjet kundër vullnetit të tij. Ngjarja ka ndodhur më 24 shtator 2025, pas një konflikti për motive të dobëta në fshatin Metoq. Obzova dyshohet se ka mbajtur të riun për disa minuta në automjet dhe më pas e ka lënë të lirë. Pas hetimeve të mëtejshme, Prokuroria e Sarandës ka nisur procedurat për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, lidhur me rastin e një 19-vjeçari që dyshohej se ishte marrë me forcë në një automjet, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, vijuan veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë...