Metani në konferencën rajonale të drejtësisë: Pavarësia e magjistratëve, gur themeli për integrimin në BE!

Metani në konferencën rajonale të drejtësisë: Pavarësia e magjistratëve, gur themeli për integrimin në BE!

Institucione të drejtësisë nga rajoni janë bërë bashkë në Tiranë sot, 25 shtator, për konferencën “Shërbimet e inspektimit të drejtësisë dhe sfidat e integrimit”, për të shkëmbyer përvoja, për të trajtuar sfida që lidhen me integritetin gjyqësor dhe për të diskutuar mbi rolin e tyre në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Konferenca realizohet si një bashkëpunim mes Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Prezencës së OSBE-së në Tiranë, si dhe misioneve të OSBE-së në Beograd, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë dhe Shkup. Në dy ditët e kësaj konference, diskutimet do fokusohen mbi tre tema të mëdha: parimet dhe funksionimi i shërbimeve të inspektimit, roli i tyre në mbrojtjen e standardeve demokratike dhe  promovimin e integritetit, si dhe kontributi i këtyre institucioneve në kontekstin e procesit...