Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Seanca paraprake në GJKKO, avokati i Metës nuk do të jetë në seancë, të afërmit tregojnë arsyen
Mbahet në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta. Gazetarja Klodiana Lala ka lexuar live një mesazh të ardhur nga familjarët e avokatit të zotit Meta, Kujtim Cakrani, i cili me sa duket nuk do të jetë i pranishëm në seancë. “Nuk do të jetë i pranishëm pasi është duke iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Itali”, thuhet në mesazh. Më 8 shtator, Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e Metës për lirim nga burgu, duke lënë në fuqi vendimin e 13 gushtit nga Shkalla e Parë, e cila argumentoi se nuk mund të lirohjej për shkak se mund të prishte provat dhe të intimidonte dëshmitarët. Ish-Presidenti ka bërë rekurs edhe në Gjykatën e Lartë, dhe kërkesa do të shqyrtohet...